CEO po bën përgatitjet rreth organizimit të panairit ndërkombëtar “EXPOKOS 2015”

E publikuar: 16/04/2015 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

CEO po bën përgatitjet rreth organizimit të panairit ndërkombëtar të ndërtimit, energjetikës, teknikës, mobilerisë dhe paluajtshmërisë “EXPOKOS 2015” që do të mbahet nga 06 deri më 09 maj 2015 në Prishtinë.

EXPOKOS është panairi më i madh promovues në vend, i cili është i liçencuar si event profesional nga Asociacioni Botëror i Industrisë së Panaireve (UFI) me seli në Francë.

Ky event, i cili sivjet shënon edicionin e 14-të, do të shfrytëzohet nga komuniteti i biznesit si vendtakimi kryesor për promovim të bizneseve, ku ekspozuesit do të kenë takime të drejtpërdrejta me konsumatorët e tyre, me bashkëpunëtorët afaristë, me institucionet dhe asociacionet profesionale të biznesit, duke rritur kështu nivelin e komunikimit me qëllim të krijimit të kushteve për rritje dhe zhvillim të mëtejmë të ndërmarrjeve të tyre. EXPOKOS është ngjarja e cila mundëson ndërtimin e një platforme dialogu në mes të përfaqësuesve të industrive me konsumatorët si dhe me përfaqësuesit e asociacioneve të biznesit. Kjo ngjarje njihet poashtu për një prezencë të fortë të delegacioneve dhe përfaqësuesve nga bizneset ndërkombëtare të cilët e shohin panairin EXPOKOS si aktivitet të rëndësishën që po ndihmon në përforcimin e raporteve afariste në mes të bizeseve nga Kosova me ato të huaja.

Në panair do të prezantohen kompani nga 11 shtete, si: Kosovë, Shqipëri, Austri, Maqedoni, Kroaci, Greqi, Slloveni, Gjermani, Serbi, Zvicërr dhe Itali.

Disa nga risitë që do të prezantohen në edicionin e sivjemë të panairit EXPOKOS janë: energjia termike, energjia solare, pajisje solare mobile të cilat për herë të parë do të demonstrohen në panairin Expokos 2015