Çdo ditë sherr me gruan, shkon me dëshirë në burg

E publikuar: 08/05/2015 00:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​I ishte nxirë jeta nga grindjet e vazhdueshme me bashkëshorten dhe si zgjidhje kishte parë burgun vullnetarisht. Kjo është historia e një tuniziani në Itali, transmeton TetovaSot.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Lukas në Itali. Tuniziani, i cili momentalisht ndodhej në arrest shtëpie, është paraqitur tek karabinierët dhe u është lutur që të dërgonin në burg.

I pyetur nga hetuesit mbi arsyet e kësaj kërkese të çuditshme, tuniziani ka thënë se ndihet i lodhur nga sherret dhe diskutimet e shpeshta me bashkëshorten e tij.

Sipas medieve italiane, tuniziani e kishte provuar edhe më parë burgun dhe kishte qenë disa herë në arrest shtëpie për vjedhje.

Kërkesa e tij është aprovuar nga Gjykata e Apelit në Firence, e cila e ka dërguar atë në burgun “San Giorgio” në Luka ku ai do të vuajë vetëdënimin deri kur të kërkojë po vetë lirinë.