Cakaj kërkon anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB dhe njohjen nga vendet anëtare

E publikuar: 08/05/2020 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Evropë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ai në mbledhjen e organizuar nga Presidenca e Estonisë e Këshillit të Sigurimit ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtarë i plotë i kësaj organizate, njofton Klan Kosova.

“Republika e Shqipërisë thërret jo vetëm për njohjen e shtetit të Kosovës, por edhe mbështet Kosovën në anëtarësimin e plotë në OKB”, është shprehur ai.

“Kosova ka demonstruar me kapacitet e saj demokraci të qëndrueshme dhe ka shprehur vullnetin për të kultivuar vlerat dhe normat ndërkombëtare”, ka theksuar ai.