Butrint Imeri publikon baladën “Kush?”

E publikuar: 22/10/2018 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Butrint Imeri ditë më parë ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.
Butrint Imeri sapo ka publikuar këngën e re me titull “Kush?”, që është e zhanrit baladë.

Këngëtari kësaj balade ia ka bashkëngjitur edhe videoklipin, të cilin e realizon në formë të filmit të shkurtër.

Për tekstin e këngës “Kush?”, e cila flet për dashurinë, është përkujdesur vetë Butrinti, ndërsa muzikën e ka bërë RZON.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Butrint Imeri.