Buffon padit revistën, pretendon se poza intime me bashkëshorten është false (Foto)

E publikuar: 23/07/2017 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gianluggi Buffon dhe Ilara D’Amico kanë qenë në qendër të vëmendjes së një imazhi seksual.

Çifti në një moment pushimi në jaht, duke buzëqeshur bashkëshortja e futbollistit italian ka vendosur kokën mes të dy këmbëve të Buffonit, e cila pozë është bërë virale në internet.

Ky imazh ka pushtuar botën në saje të paparacëve të revistës “Chi”, e cila do të përballet me procedura gjyqësore.

E gjithë kjo pasi që Buffon ka zgjedhur që të ndjekë rrugët ligjore dhe të ngrejë padi kundër revistës për fotografitë e publikuara.

Theksojmë se gardiani i Juventusit po pretendon se në këtë formë po mbron imazhin personal dhe atë të fëmijëve të tyre. /Telegrafi/