“Bosnja rrezikon 10,000 vende pune pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Kosova”

E publikuar: 22/11/2018 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bosnja rrezikon 10,000 vende pune pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Kosova.
Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Vjekoslav Vukoviq, thekson pas taksës 100 për qind të vendosur nga Kosova për produktet që importohen nga Bosnja, shteti i Bosnjes rrezikon 10,000 vende pune, transmeton lajmi.net.

Në një konferencë shtypi në Sarajevë u theksua se eksportet e Bosnje e Hercegovinës në vendet e CEFTA-s, bëjnë 15 për qind të eksporteve të tyre, ndërsa Kosova e përfaqëson vetëm katër për qind të eksporteve.

Vukoviq tha se Bosnja dhe Hercegovina, eksporton mallra në Kosovë 10 herë më shumë sesa që importon nga Kosova, gjë që nuk do të ndikonte asgjë në futjen e kundërmasave.

Ai gjithashtu është shprehur se adresa e duhur për këtë situatë është Komisioni Evropian sepse brenda kësaj marrëveshje tregtare nuk ka mekanizëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Bosnje-Hercegovinës, ka theksuar se pas vendosjes së kësaj takse nga Kosova, shteti i Bosnjes rrezikon 10,000 vende pune.