BMW i8 me një version të veçantë

E publikuar: 31/05/2016 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

BMW po feston modelin i8 me një version të veçantë ngjyrë të kuqe, i cili do të jetë ekskluzivisht në shitje vetëm në Japoni.

I emëruar “Edicioni Festiv”, i8 përmban karakteristikat e njëjta si varianti që ishte prezantuar në ngjarjen e veturave në Gjenevë.

Sidoqoftë, vetëm 20 njësi të kësaj veture do të ofrohen në Japoni, dhe secila prej tyre do të ketë një interier të veçantë, transmeton Gazeta Express.

Brendësia e veturës është e punuar nga fibrat e karbonit, pjesëza kermaike të zezë dhe lëkurë. Me një motor 357 kuaj-fuqi, vetura do të jetë në shitje atje për 200,000 dollarë.