BMW 650ix Gran Coupe Fostla [FOTO]

E publikuar: 31/08/2016 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fostla ka sjell një program të jashtëzakonshëm modifikimi për BMW 650ix Gran Coupe.

Ajo që bie në sy më shumë janë rrotat e katërta me shkëlqim dhe goma me profil të ulët të madhësisë 245/30 përpara dhe 295/30 prapa. Po ashtu vetura përpara është ulur më poshtë për 25mm ndërsa prapa me 20mm falë amortizatorëve Pro-kit nga Einbach, transmeton Express. Këto modifikime e bëjnë këtë veturë të duket e jashtëzakonshme.

Motori standard me 444kf dhe 650Nm torkë është modifikuar dhe tani prodhon 562kf dhe 785Nm torkë. Kjo është arritur falë çipit të nivelit të dytë nga PP-Performance.

Kjo pako me të gjitha këto modifikime si dhe tuba shkarkimi sportive vjen me çmim prej 40,000 Euro.