Biznesmeni që bleu dy herë të njëjtën tokë kërkon mbështetje nga shteti për investitorët (Video)

04.01.2021 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Biznesmeni që bleu dy herë të njëjtën tokë kërkon mbështetje nga shteti për investitorët (Video)

Kompania “Relux”, që merret me prodhimin e ngjyrave dhe fasadave, e që ishte i vetmi eksportues nga Kosova për në Kinë, tanimë nuk e posedon këtë marrëveshje, kjo si pasojë e masave anti-COVID që i morën vendet për të frenuar përhapjen e kësaj sëmundjeje. Po ashtu, pronari i kësaj kompanie, që vet kishte blerë dy herë të njëjtën tokë, kërkon nga shteti më shumë mbështetje për investitorët.

Pronari i kompanisë “Relux”, Ramiz Gashi, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se përpos ndërprerjes së marrëveshjes për eksport në Kinë, kompania që drejton ka regjistruar humbje rreth 40 përqind gjatë vitit të vështirë 2020.

Ai tregon se si të gjitha sfidat që i solli pandemia i përballoi i vetëm pasi nuk ka pasur mbështetje nga askush.

“Kemi pasur humbje të mëdha, duke e ditur që ne jemi një firmë eksportuese, nuk kemi mundur t’i përmbushim të gjitha kërkesat që kemi pasur. […]Si humbje kryesore, ne vitin e kaluar vetëm patëm filluar me eksportin për në Kinë, ku jemi e vetmja kompani në rajon që kemi pasur mundësi për eksport në Kinë, kur dihet se të gjithë blejnë prej Kine, dhe ne e patëm filluar këtë, por tash e kemi humbur. Përndryshe, mund të themi se 30 deri 40 për qind kemi humbje totale krahas me qarkullimin”, ka thënë Gashi.

Përveç këtyre dëmeve, kjo kompani është ballafaquar edhe me mungesë së lëndës së parë, mungesës së transportit por edhe mungesës së punëtorëve.

Gashi për KosovaPress ka thënë se vitin e kaluar ka pasur edhe eksport me të vogël, krahasuar me vitet e kaluara.

“Sfidat kryesore ishin mungesa e lëndës së parë, mungesa e transportit, mungesa e punëtorëve. Këto sfida i ka pasur çdo firmë tjetër, por ne i kemi pasur me të mëdha, kur dihet që jemi prodhues vendor dhe nuk kemi mbështetje prej askujt. […]Këtë vit kemi eksportuar për mbi 1000 tonë, që është një shifër shumë e vogël kjo për një prodhues. Kemi nevojë për ndihma financiare, të kemi makineri të tjera, pak me të sofistikuara”, deklaroi Gashi.

Gashi bëri thirrje që politikanët e Kosovës t’i vizitojnë prodhuesit vendorë, ndërsa kërkon mbështetje financiare.

Gjithashtu, ai apelon për më shumë siguri për investitorët, pasi që vet ishte detyruar të blinte të njëjtën tokë për të ngritur fabrikën e tij.

“Politikanët që udhëheqin shtetin të vijnë të na vizitojnë, jo që neve na ka marrë malli për ta, por të bisedojnë me ne, t’i shohin hallet që kemi ne si prodhues, pra të kemi ndihmë financiare prej tyre, kur dihet se jemi prodhues që eksportojmë. […]Unë personalisht jam investitor nga jashtë, (shteti) të na mundësojë të kemi siguri dhe të mos biem pre e mashtrimeve të ndryshme siç kemi hasur disa nga ne, shembull, mua më është dashur ta blejë këtë tokë dy herë. Këtë investim që kemi bërë ne, e kemi bërë duke rrezikuar dhe të mos bëjmë rrezikime të panevojshme, mirëpo të kemi mbështetje dhe siguri”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se kjo kompani ka mbi 30 punëtorë, dhe përkundër dëmeve të mëdha gjatë kësaj kohe, punëtorët janë paguar me rregull dhe në kohë. /B.Hajdari/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Biznesmeni që bleu dy herë të njëjtën tokë kërkon mbështetje nga shteti për investitorët (Video)

Biznesmeni që bleu dy herë të njëjtën tokë kërkon mbështetje nga shteti për investitorët (Video)

Ambasadori i OSBE-së-Tahirit: S’po e humbni një shok, po e fitoni një mik në Beograd

Ambasadori i OSBE-së-Tahirit: S’po e humbni një shok, po e fitoni një mik në Beograd

S’pati njohje nga Serbia as në vitin 2020, dialogu konsiderohet i dështuar

S’pati njohje nga Serbia as në vitin 2020, dialogu konsiderohet i dështuar

Mashtrim për viza pune në Gjermani, arrestohet një person në Deçan

Mashtrim për viza pune në Gjermani, arrestohet një person në Deçan

900 metra kolona në dalje të pikës kufitare në Merdarë

900 metra kolona në dalje të pikës kufitare në Merdarë

70 vjeçarja tregon se si e lidhur u godit nga hajnat, ata i vodhën 55 mijë euro

70 vjeçarja tregon se si e lidhur u godit nga hajnat, ata i vodhën 55 mijë euro

Kosova falënderon kongresmenin Eliot Engel

Kosova falënderon kongresmenin Eliot Engel

Fluks edhe në Portin e Durrësit

Fluks edhe në Portin e Durrësit

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Në Shqipëri, 447 raste të reja në 24 orët e fundit

Në Shqipëri, 447 raste të reja në 24 orët e fundit

2020-ta vit i dështuar për sistemin e drejtësisë

2020-ta vit i dështuar për sistemin e drejtësisë

4 të vdekur dhe 234 raste me COVID-19

4 të vdekur dhe 234 raste me COVID-19

​Diplomacia, pa anëtarësim në organizata ndërkombëtare e një njohje që s’u bë zyrtare

​Diplomacia, pa anëtarësim në organizata ndërkombëtare e një njohje që s’u bë zyrtare

Lëndohen 8 persona në një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë

Lëndohen 8 persona në një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë

Avdyli: A thua iu përgjigjen lutjeve me e-mail avulluesit e mbi 2 milionë eurove

Avdyli: A thua iu përgjigjen lutjeve me e-mail avulluesit e mbi 2 milionë eurove

Hajnat lidhin gruan dhe nën kërcënimin armës ia vjedhin kasafortën në Kaçanik

Hajnat lidhin gruan dhe nën kërcënimin armës ia vjedhin kasafortën në Kaçanik