Bie nga ballkoni, vdes i riu në Tiranë

E publikuar: 03/07/2017 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra, i riu i cili ra nga kati i dytë i banesës së tij këtë të shtunë.

30-vjeçari R.H., ka ndërruar jetë dje në spitalin “Nënë Tereza” .

Aksidenti ndodhi pasditen e së shtunës, në rrugën “Faik Toptani” në kryeqytet. Mësohet se 30-vjeçari R.H., ka qenë duke punuar në ballkonin e banesës, kur aksidentalisht ka rënë nga katit i dytë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital nga familjarët, por nuk mundi të mbijetojë.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për ngjarje aksidentale.