Beyonce dhe Michelle Obama shihen bashkë në pamje të papublikuara deri më tani

E publikuar: 22/07/2017 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Miqësia e tyre filloi vite më parë, në inaugurimin e presidentit Obama në vitin 2008.

Këngëtarja Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z ishin të pranishëm në inaugurimin e Obamas si president, dhe që nga ajo kohë këngëtarja dhe bashkëshortja e ish-presidentit, Michelle, lidhën një miqësi shumë të mirë.

Ato vazhduan miqësinë e tyre edhe duke u përfshirë së bashku në fushata të ndryshme sensibilizuese, siç ishte e fundit “Mbipesha tek fëmijët”.

Së fundmi, ato janë takuar sërish mes vete, dhe këtë gjë e ka treguar grupi Beehive, të cilët kanë publikuar një video në Twitter, ku shihen qartë Beyonce dhe Michelle. /gazetametro.net