Besi sapo na tregoi 'sëmundjen' e Xhensilës

E publikuar: 14/10/2017 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhensila ka një fiksim që askush nuk e dinte deri më tani. Këngëtarja e njohur ka bërë dhe bashkëshortin e saj të habitet për fiksimin e saj ndaj pastërtisë. 

“Nuk e di pse, ndoshta për faktin që është nga Jugu, por se ç’ka një fiksim për pastërtinë. Ore sa më zë trupi rehat në çarçaf, ditën e dytë më ndërron çarçafin. Dy ditë rresht nuk flej rehat.”-rrëfeu aktori, i cili ndonëse u martua thuajse një muaj më parë, bashkëjeton prej disa kohësh me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Vetëm para pak ditësh Xhensila ka zbuluar se ajo është një amvisë shumë e mirë. Në Instagramin e saj ajo ka publikuar disa foto teksa gatuante gjellë tradicionale për bashkëshortin e saj. /Gazeta Express/