Bërnabiq: Në Kosovë nuk dihet kush pi e kush paguan

E publikuar: 07/08/2019 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se vendimi për hyrje në Kosovë të qytetarëve serbë me pasaportë është indikatori më i mirë që në Kosovë nuk dihet ‘kush pi e kush paguan’.
“Më duket mua se gjithçka që bëhet në të ashtuquajturin shtetin e Kosovës është indikatori më i mirë se bëhet fjalë për një kauze shtet”, ka deklaruar Bërnabiq, shkruajnë mediat në Serbi.

“Aty nuk dihet se kush pi e kush paguan”, ka theksuar ajo para gazetarëve në Novi Sad.