Beqaret mbetën duarthatë, buqeta e nuses u copëtua nga ventilatori (Video)

E publikuar: 17/10/2017 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një ceremonie martesore në Shtetet e Bashkuara, nusja e ka hedhur buqetën shumë lartë, duke bërë që të copëtohet nga ventilatori i freskimit.

Me këtë rast, beqaret që po prisnin të kapnin lulet mbetën duarthatë, por kjo nuk i ndaloi të qeshnin me rastin, transmeton Telegrafi.

“Nuk do të ketë nuse këtë vit, asnjëra prej neve nuk do të lidhë kurorë së shpejti”, ka thënë njëra prej të pranishmeve.

Ky moment është pëlqyer shumë nga shikuesit, që e kanë shpërndarë shpesh në rrjetet sociale. /Telegrafi/