Beogradi nuk i bindet SHBA-së në raport me Kosovën

E publikuar: 15/08/2019 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtetet e QUIN-it. SHBA, Anglia, Franca dhe disa vende të tjera kërkuan prej Kosovës të heqë taksën ndaj Serbisë, ndërsa paralajmërime të forta iu përcollën edhe Beogradit zyrtar. Serbisë iu kërkua të ndalojë fushatën kundër Kosovës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë.

Këtë urdhër duket se nuk e ka dëgjuar Serbia. Kjo pasi që Ivica Daçiq ka vazhduar me avazin e vjetër një ditë pasi u dhanë paralajmërimet. Daçiq shpërfill paralajmërimet e shteteve të Quint-it, thotë se do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës. Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtete e Quintit. Kosovës iu kërkua tërheqja e taksës dhe rifillimi i dialogut, ndërsa Serbisë të ndalojë fushatën kundër Kosovës për tërheqjen e njohjeve.

Por duket se këto paralajmërime kanë shkuar në ‘vesh të shurdhur’ në Beograd. Kjo pasi që Ivica Daçiq ka vazhduar me avazin e vjetër një ditë pasi u dhanë paralajmërimet. Diplomati serb për ‘Blicin’ serb ka thënë se këto paralajmërime nuk janë asgjë e re.

“Prishtina nuk do ta heqë taksë. Deri sa të mbarojnë zgjedhjet atje nuk do të ketë asgjë”, u shpreh ai. Gjithashtu, Ivica Daçiq thotë se Beogradi do të vazhdojë të punojë kundër Kosovës dhe të parandalojë hyrjen e saj në INTERPOL dhe UNESCO.