Beograd, radikalët nisin protestën kundër “Mirëdita, Dobar dan”

E publikuar: 30/05/2018 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhjetëra radikalë serbë janë tubuar para tempullit Shën Sava në Beograd në shenjë proteste kundër manifestimit “Mirëdita, Dobar dan”.
Sipas “B92”, radikalët së pari nisën qirinj e më pas janë nisur drejt qendrës ku do të mbahet manifestimi.

Në ndërkohë, qasja e radikalëve të vendi i manifestimit është mbyllur dhe atë po e ruajnë forca të shumta policore, transmeton Koha.net.

Në radhën e radikalëve janë edhe dy deputetë nga Partia Radikale Serbe.