Bella Hadid, pothuajse e zhveshur për një “projekt sekret”

E publikuar: 11/04/2016 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bella Hadid është bërë shumë shpejt e famshme në botën e modës, kjo edhe falë motrës së saj Gigi Hadid dhe të dashurit The Weeknd. Por, 19-vjeçarja gjithashtu bën gjithçka për të mbetur e famshme.

Të dielën, Bella postoi një foto ku pozon pothuajse e zhveshur, duke mbuluar me njërin krah gjoksin.

“Më fal mami”, shkruan Bella në shkrimin shoqërues të fotos.

Shoqja e Selena Gomez dhe Kendall Jenner gjithashtu shkroi: “Projekt sekret me skuadrën time të ëndrrave”.