Bella Hadid: Jam krenare që jam myslimane…(FOTO)

E publikuar: 04/04/2017 19:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja e famshme, Bella Hadid, është hapur rreth bindjeve të saja fetare dhe për të kaluarën e babait të saj.

Bukuroshja është vajza e modeles Yolanda Hadid dhe biznesmenit palestinez, Mohamed Hadid.

Babai i saj ishte përzënë nga Izraeli kur ishte fëmijë. Ashtu që së bashku me familjen u vendos në Shtetet e Bashkuara.

“Babai im ishte refugjat kur erdhi për herë të parë në Amerikë, prandaj (ky vend) është si shtëpi për motrën time (Gigi), vëllanë (Anwar) dhe për mua”.

“Ai (babai) ishte gjithmonë religjioz dhe gjithmonë lutej bashkë me ne. Jam krenare që jam myslimane”, citon E! Online fjalët e saj.

Image