BBC: Shpërfillja evropiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan

02.11.2019 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
BBC: Shpërfillja evropiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan

Refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte ekuivalentja diplomatike e Bashkimit Evropian e ofrimit të shtrëngimit të duarve në fillim dhe më pas e shpërfilljes, shkruan sot Guy Delauney i BBC.

Në këtë histori “Emmanuel Macron i Francës luajti rolin e kryekundërshtarit”, thekson Delauney.

“Macron tha ‘jo’ kur të gjithë liderët e tjerë të BE-së ishin në favor të dhënies zyrtare të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shton ai, shkruan ATSH.

”Me refuzimin e tij, Bashkimi Evropian i ka dërguar një mesazh të zymtë gjithë Ballkanit, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi e për më tepër edhe për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. Në veçanti, për të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas, refuzimi vjen si një goditje, çka lë pas aspiratat evropiane të një brezi të ri. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker e konsideroi veton franceze një gabim historik duke paralajmëruar se kjo do të kompromentonte seriozisht ndikimin e BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thotë BBC.

Sipas Delauney, situata e krijuar është për Rusinë një mundësi e madhe.

“Ekziston frika se disa vende mund të shohin si zgjidhje nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, të mbizotëruar nga Rusia, pa u shqetësuar shumë për pasojat”, shkruan ai.

“Për sa kohë që Emmanuel Macron do të jetë president i Francës, është e vështirë të thuhet se kur do të fillojë hapja e negociatave me vendet e Ballkanit”, përfundon BBC.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Varësia nga smartphonet një në katër të rinjët, të e rejat “viktimat më të mëdha”

Varësia nga smartphonet një në katër të rinjët, të e rejat “viktimat më të mëdha”

Diplomacia e lodhët: S’parashikohen ditë të mira për Kosovën në arenën ndërkombëtare

Diplomacia e lodhët: S’parashikohen ditë të mira për Kosovën në arenën ndërkombëtare

Foto/ Tërmeti shkakton panik, qytetarët dalin në sheshet kryesore të Tiranës

Foto/ Tërmeti shkakton panik, qytetarët dalin në sheshet kryesore të Tiranës

Challandes: Kemi mundësi reale për t’u kualifikuar në Euro 2020

Challandes: Kemi mundësi reale për t’u kualifikuar në Euro 2020

Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën

Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën

Baton Haxhiu në Open: Në Shqipëri mungon kultura e reagimit për emergjencat

Baton Haxhiu në Open: Në Shqipëri mungon kultura e reagimit për emergjencat

I mbijetuari i tërmetit, Klajdi Qato: Mendova se i humba shpresat

I mbijetuari i tërmetit, Klajdi Qato: Mendova se i humba shpresat

Nga Kina vijnë 2 milionë Euro për Shqipërinë, por jo prej qeverisë

Nga Kina vijnë 2 milionë Euro për Shqipërinë, por jo prej qeverisë

Rama vizitë dy vogëlushëve të mbijetuar nga tërmeti, Alesios dhe Aurelit (Video)

Rama vizitë dy vogëlushëve të mbijetuar nga tërmeti, Alesios dhe Aurelit (Video)

Qeni u shpëton jetën/ Nuk i la që të flinin natën e tërmetit duke u tërhequr batanijen (Foto)

Qeni u shpëton jetën/ Nuk i la që të flinin natën e tërmetit duke u tërhequr batanijen (Foto)

Tërmeti që shuajti 3 breza, Ami nuk mban dot lotët

Tërmeti që shuajti 3 breza, Ami nuk mban dot lotët

Nëse Kosova kualifikohet në Euro 2020 – hyn në këtë grup

Nëse Kosova kualifikohet në Euro 2020 – hyn në këtë grup

Kurti thotë se Prokuroria Speciale nuk po i ndjekë kriminelët e luftës

Kurti thotë se Prokuroria Speciale nuk po i ndjekë kriminelët e luftës

Tërmeti/ Rama: Investigimi i banesave të bëhet me ‘4 sy’, dy shqiptarë dhe dy të huaj

Tërmeti/ Rama: Investigimi i banesave të bëhet me ‘4 sy’, dy shqiptarë dhe dy të huaj

Pas shortit për grupe Euro 2020, dardanët nëse arrin kualifikimin do të jenë pjesë e këtij grupi

Pas shortit për grupe Euro 2020, dardanët nëse arrin kualifikimin do të jenë pjesë e këtij grupi

Ambasadori turk: Turqia ka shprehur gatishmërinë e saj për ndihmë

Ambasadori turk: Turqia ka shprehur gatishmërinë e saj për ndihmë