Barcelona shkarkon drejtorin pas komenteve për Messin

E publikuar: 13/01/2017 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka shkarkuar drejtorin, Pere Gratacos pas komenteve që bëri për yllin e skuadrës Leo Messi.

Gratacos, drejtor i stërvitjeve dhe edukimit në Camp Nou dhe një figurë kyçe në drejtimin e akademisë “La Masia”, të premten ka deklaruar se Messi nuk do të ishte ky që është pa mbështetjen e yjeve të tjerë, transmeton Koha.net.

“Barcelona nuk është këtu vetëm për shkak të Messit. Ai është shumë i rëndësishëm, por ishte ekipi që fitoi ndeshjen kundër Bilbaos. Pa Neymarin, Suarezin, Iniestën, Piquen e të tjerët ai nuk do të ishte aq lojtar i mirë”, është shprehur ai, raporton Goal.

Barcelona ka marr ndërmarrë veprim të shpejtë, ndërsa thotë se, “këto mendime nuk përkojnë me ato të klubit”.