Barcelona ka pasur 900 milionë euro të hyra në sezonin e kaluar

E publikuar: 17/07/2018 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka njoftuar rekord të hyrash gjatë sezonit që lamë nga të gjitha garat.

Katalonasit kanë raportuar se kanë pasur të hyra rreth 914 milionë euro në saje të triumfit në La Liga dhe shitjes së fanellave.

Shifrat e të ardhurave të Barcelonës rezultuan me një fitim neto prej 13 milionë eurove, të cilat janë në përputhje me planin strategjik të klubit për arritjen e 1 miliard eurove të ardhura në vitin 2021.

Vitin e kaluar, Barcelona kishte pasur të hyra në vlerë prej 708 milionë eurove, shumë e cila ishte rekordi i mëparshëm.

Klubi do të paraqesë detaje shtesë të shifrave të fundvitit, si dhe buxhetin e ri, përpara takimit të ardhshëm të përgjithshëm të bordit të drejtorëve si para aksionarëve.

Ndryshe, Barcelona është duke u përpjekur të bëjë transferime të reja në mënyrë që të ndërpres serinë e titujve të njëpasnjëshëm të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Theksojmë se Barca deri më tani ka shitu Paulinhon ndërsa ka blerë Arthurin. /Telegrafi/