Banka Gjermane ofron llogari të dedikuara kompanive blockchain

E publikuar: 09/07/2018 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banka Gjermane Solarisbank lançoi një shërbim të ri bankar i cili ka në fokus klientët nga industria blockchain dhe e monedhave kriptografike.

I quajtur Blockchain Factory, është një shërbim menaxhimi financiare për ato kompani operacionet e të cilave lidhen me kriptomonedhat ose teknologjinë blockchain.

Kompanitë në fjalë tashmë do të kenë një bankë e cila kupton teknologjinë me të cilën punojnë.

Një prej shërbimeve që ofron “Blockchain Factory” janë llogaritë e dedikuara kompanive blockchain.

Solarisbank Automated Trust Account do të mundësojë me lehtësi këmbimin e monedhave kriptografike në para. /CryptoWorld.al