‘Banka Botërore konfirmon: Rritja e taksave po rrënon ekonominë shqiptare’

E publikuar: 01/11/2017 09:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Shqipëria humbet 7 vende në vlerësimin e Raportit të Bankës Botërore “Doing Business 2018″, – deklaroi sot, Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Faktori kryesor i këtij përkeqesimi. – theksoi ai, – është rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende për këtë arsye. Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon për taksa dhe kontribute, ndërkohë që qeveria zvarrit pafundësisht rimbursimin e TVSH-së.

Fqinjët tanë vazhdojnë të kenë një renditje më të mirë sesa Shqipëria, e cila renditet në vendin e 65. Maqedonia renditet në vendin e 11, Kosova në vendin e 40, Mali i Zi në vendin e 42, duke treguar përparësi krahasuar me Shqipërinë.
Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi është shumë i qartë: Investitorët e huaj që duan të investojnë në Ballkan, e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit. Janë vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) të cilat do të jenë më të afta për të thithur investitorët e huaj.”

http://www.doingbusiness.org/data/exploreeconomies/albania