Bahtiri tregon shkathtësitë e tij edhe në vallëzim (Video)

E publikuar: 15/10/2017 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i AKR-së për edhe një mandat si kryetar në këtë qytet, Agim Bahtiri, ka treguar edhe një herë shkathtësitë e tij në vallëzim.

Ai, në tubimin zgjedhor në fshatin Bare të Shalës së Bajgores ka hedhur vallen popullore, duke u përcjellur nga tingujt e surleve e tupanëve.

Bahtiri edhe në të kaluarën ka treguar se është një valltar i zoti.