Bahtiri: Mitrovica bashkohet, s’garantoj për kufijtë

E publikuar: 26/12/2018 08:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, insistion se Mitrovica do të bashkohet dhe për këtë nuk do të lë gurë pa lëvizur.

Në RTK, ai ka thënë se po e pret momentin që ti shoh në sy deputetet e Kuvendit të Kosovës, kur të votojnë për bashkimin e qytetit.

“Do të shofim deputetet shqiptar nëse dikush nga ta që ka gjak shqiptari do të votojë kundër, dhe do të ishte e turpshme nesë ndodhë kjo”, deklaroi Bahtiri.

Ai nuk ka qenë në gjendje të garantojë nesë Mitrovica e bashkuar do të jetë në kufijtë aktual, duke aluduar në bisedimet Kosovë-Serbi.

Sa i përket dialogut, ai ka thënë se kur “babai” dhe “nëna”, duke iu referuar SHBA-ve thonë se duhet të behët kështu, atëherë ashtu duhet të ndodhë. “Nëse Amerika thotë që që duhet ta rrëzojë shtëpinë, unë do ta bëjë atë”, deklaroi Bahtiri.