Baby G jep lajmin e shumëpritur për fansat

E publikuar: 03/07/2018 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Baby G tash e sa kohë është duke punuar rreth projekteve të reja muzikore.
Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se përveç një kënge të re, të cilën e kishte paralajmëruar më herët, ajo po përgatit edhe album.

Albumi pritet të lansohet në fund të vitit, ndërsa shtoi se ëndrra e saj është bërë realitet, ngase ka bashkëpunuar me artistë të njohur. “Do t’ju vendos secilit në vendin e juaj. More a e dini a nuk e dini. Do ta shkatërroj jetën tuaj”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Baby G është “Mos u nal”, këngë kjo që u publikua në dhjetor të 2017-ës.