Babai nisi hapjen e rrugës prej shtatë kilometrash nëpër mal, që fëmijët ta vizitojnë më shpesh (Foto)

E publikuar: 11/01/2018 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jalandhar Nayak nga Orrisa e Indisë, ka marrë sëpatën dhe qysqinë, për të hapur një rrugë nëpër mal, në mënyrë që fëmijët e tij që janë në studime, të vijnë më shpesh për ta vizituar.

Meqenëse ata duhej të kalonin nëpër pesë male, duke humbur më shumë se tri orë për arritur deri në shtëpi, babai tyre vendosi t’ju shkurtonte rrugëtimin, transmeton Telegrafi.

Ai nisi hapjen e një shtegu, që në vijë ajrore prej fshatit të tij deri në shkollë janë vetëm shtatë kilometra.

Me të kuptuar veprimin e tij, udhëheqësit e zonës vendosën që të marrin përsipër punimet dhe t’ia kompensojnë atij, tërë angazhimin e mundimshëm.

Raportohet se kjo rrugë ka terren të favorshëm dhe mund të hapet edhe për lëvizjen e veturave, që do të shkurtonte kohën e lëvizjes në masë të madhe. /Telegrafi/