Babai i Neymarit: Ky futbollist e meriton Topin e Artë

E publikuar: 28/10/2016 08:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babai i Neymarit mendon se Topin e Artë e meriton ylli i Barcelonë, Lionel Messi

Neymar Santos Sr, babai i sulmuesit të Barcelonës, mendon se Lionel Messi e meriton Topin e Artë para Cristiano Ronaldos dhe Antoine Griezmann.

“Messi meriton Topin e Artë”, ka deklaruar Neymar Sr në një intervistë për Cope, përcjell Express.

Ai thotë se pa Lionel Messin nuk do të kishte Neymar. “Ne të gjithë e dimë se kush është Messi dhe çfarë bënë. Ai është idhulli i djalit tim dhe për të është një kënaqësi që luan me të” tha ai

“Ai është gjithmonë i lumtur për të luajtur së bashku dhe Neymar është duke luajtur këtu për Messin”, ka theksuar ai.