Avokati i Popullit për 10 milionë euro për rrymën në veri: U shkelën 4 ligje për të drejtat e njeriut

13.05.2020 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Avokati i Popullit për 10 milionë euro për rrymën në veri: U shkelën 4 ligje për të drejtat e njeriut

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari është deklaruar për medie.

Ai ka deklaruar se anëtarët e komisionit ia kërkuan të dinë nëse është shkelje e të drejtave të njeriut ndarja e mjeteve në vlerë prej 10 milionë euro nga ana e Qeverisë për pagesën e shpenzimeve të rrymës në veri.

Jashari deklaroi se ZRrE-ja është përgjegjëse nëse ekziston një vendim i tillë, andaj ky autoritet ka shkel katër ligjet bazë të të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se në përfundim komisioni vendosi që organet përgjegjëse të vijnë në mbledhje dhe të merret një vendim për këtë çështje.

“Pati qëndrim përfundimtar nëse është vendim formal ose jo, kjo mbetet të trajtohet me autoritetet përgjegjëseve kryesisht ZRRE, ministritë ose institucionet përgjegjëse për të parë nëse ekziston një vendim i tillë”.

“Kemi pasur një situatë krahasimore në vitin 2017 kur kemi bërë një raport të tillë ku ka cenuar katërt ligje bazë, është një situatë krahasuese, po mbeti komisioni që në takimin e ardhshme të ftoj organet përgjegjëse”, ka thënë Jashari.

“Mes tjerash, ai potencoi se në këtë mbledhje pikë e rëndit të ditës ishte edhe rastet e dhunës në familje në këtë kohë pandemie, për të cilat tha se janë shqetësim i madh dhe se problem qëndron të zvarritje e procedurave në Gjykata si dhe tek sistemi elektronik”.

Ai po ashtu përmendi edhe ligjin për Mbikëqyrjen e Viktimave për të cilin tha se asnjëherë nuk është jetësuar, raporton Ekonomia Online.

“Në komision u diskutua për të drejtat e fëmijëve, në këtë kuadër paraqitem shqetësimin që kemi në lidhje me përdorimin e teknologjisë informative dhe mungesa e kufizimeve që aplikohet si standard për të rinjtë kudo në Evropë. Kosova ka mangësi të një kufizim të tillë qoftë ligjor qoftë praktik nga ata që sigurojnë shërbime të internetit në nivel të vendit që cenon mirëqenien e fëmijëve”.

“Ne kemi ngritë shqetësimet kryesore që kanë të bëjnë me funksionimin e sistemit në tërësi. Kjo po zvarritë procedurat gjyqësore, një data bazë të koordinimit. Përgjatë gjithë këtyre viteve kemi pasur një mungesë të sistemit të tillë”.

“E treta ka të bëjë me mos kompensimin e viktimave të dhunës dhe e katërta me problemet që kanë shtëpitë e sigurta që duhet të ofrojnë strehim viktimat e dhunës. Si dhe psikiatria për personat që kanë nevojë , gjithë ky zinxhirë është problematik në Kosovë”, u shpreh Jashari.

Pas kësaj, Jashari rekomandoi që të bëhet një forum më i gjerë me institucionet e sigurisë në lidhje me rastet e dhunës në familje, të cilat për 30 për qind janë shtuar gjatë kohës së pandemisë.

“Duhet një forum më i gjerë duke filluar nga sistemi prokurorial, gjyqësor dhe i policisë. Parlamenti në bazë të të gjeturave tona mënyrë uniforme të trajtoj si problem dhe të marrin qëndrim”.

“Është i pamundur që përmes një rasti individual të krijon idenë e funksionimit të sistemit kur problemet ekzistojnë në sistem në trajtimin e këtyre rasteve”, tha ai.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kjo është lista e deputetëve që kanë nënshkruar kërkesën për seancën e votimit të Qeverisë Hoti

Kjo është lista e deputetëve që kanë nënshkruar kërkesën për seancën e votimit të Qeverisë Hoti

Shala thotë se nuk do të votojë Qeverinë Hoti

Shala thotë se nuk do të votojë Qeverinë Hoti

A do të bëhet Mali i Zi vendi i parë pa koronavirus në Evropë?

A do të bëhet Mali i Zi vendi i parë pa koronavirus në Evropë?

Lutfi Haziri nuk do me e pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit

Lutfi Haziri nuk do me e pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit

Edhe 27 raste me koronavirus të hënën

Edhe 27 raste me koronavirus të hënën

Koronavirusi ndikon në rënien e të hyrave në buxhetin e Maqedonisë së Veriut

Koronavirusi ndikon në rënien e të hyrave në buxhetin e Maqedonisë së Veriut

15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa – Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit

15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa – Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit

Vetëvendosje: Kërkon procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetues

Vetëvendosje: Kërkon procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetues

Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionat

Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionat

Vetëvendosje nuk e ka në plan t’ia kërkojë dorëheqjen Osmanit

Vetëvendosje nuk e ka në plan t’ia kërkojë dorëheqjen Osmanit

Thaçi kërkon të formohet sa më shpejt Qeveria Hoti

Thaçi kërkon të formohet sa më shpejt Qeveria Hoti

IKSHPK: Kujdes me ushqimin gjatë verës

IKSHPK: Kujdes me ushqimin gjatë verës

Gashi i LDK’së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për President

Gashi i LDK’së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për President

Lajiq: Për shkak të masave të Kosovës, kamionët e Serbisë po kthehen prapa

Lajiq: Për shkak të masave të Kosovës, kamionët e Serbisë po kthehen prapa

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Kushtetuesja heq paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës në versionin final të aktgjykimit për dekretin

Kushtetuesja heq paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës në versionin final të aktgjykimit për dekretin