Avni Jashari: Rruga “Millosheviq”! Pse jo

E publikuar: 10/03/2015 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avni Jashari
Polemika rreth një emërtimi të një rruge me emrin e kriminelit, Sllobodan Milloseviq, zgjoi jo pak reagime nga shumë qytetarë e personalitete, ku komentimet në rrjetin social, Facebook, ishin nga më të ndryshmet.

Një nga reagimit të cilat më ka bërë përshtypje shumë është ai i gazetarit Milaim Zeka. Zeka jo rrallë herë ka bërë buj me komentimet e prononcimet e tij, sigurisht pasi që edhe njihet si njëri nga gazetarët që mediatizoi në arenat ndërkombëtare profilin e UCK-s. Komentimi i tij ishte ky, po citoj: ““Ja dy aresyet pse jam per rrugen Sllovodan Millosheviq

E para, sepse vetem nje i cmendur si ai ka mujt me shkaterru ish Jugosllavine dhe sidomos kombin e vet. Vetem nje i cmendur si ai i ka ba gjysmen e shqiptareve patriot… Dhe e dyta: Me ju tregu shqiptareve se cfare shteti te “forte” kemi ndertu pas luftes. Me ju tregu qe Milloshi akoma nuk ka vdeke…

Edhe ne fund: lumte si ne cfare Afjencioni Informativ te Kosoves qe kemi?!!! Pse po e them kete, ndoshta ja qelloni?!!!” (sic), ka shkruar Zeka në Facebook.

Por më të vërtet si u katandis vendi ynë deri në këtë shkallë çoroditëse dhe fare pak respektuese për qytetarin e thjesht! Degradimi me emërtimin e rrugëve ka shfaq shumë pakënaqësi që nga vendosja e tablove nëpër fshatra e gjer tek qytet e vendit tonë. Mjafton të shëtisni nga pak nëpër to dhe vëreni se sa tablo të rrugëve janë gërvishtur apo janë mbuluar me ngjyrë të zezë, kjo pikërisht vjen si pasoj e mospajtimit me emërimin e tyre.

Shumë qytetar reaguan edhe në media të ndryshme duke akuzuar zyrtarë shtetëror e komunal që kishin vendosur emrat e familjarëve të tyre pa pasur kurrfarë vlera kombëtare, dhe pa i njohur asnjëherë askush përveç taborit të tyre familjarë. Komisionet për emërtimin e rrugëve nuk kishin marrë asnjëherë pëlqimin e këtyre qytetarëve ose as që ishin informuar për to deri sa ata i kishin parë të vendosura në rrugët e tyre. E njëjta pak a shumë po ndodhë edhe me listat e veteranëve të luftës së lavdishme të UCK-s.

Nëse i rikthehemi tani rrugës Millosheviq, kjo të bënë me dije se tërë ky proces me emërtimin e rrugëve në vendin tonë duhet të ribëhet në mënyre më profesionale të mundësime, duke eliminuar pakënaqësitë apo “favorizimet” partiake, familjare e klanore.

Kjo edhe një herë konfirmon dështimin e plotë të qeveris si asaj qendrore po ashtu edhe asaj lokale. Ata që kanë qeverisur e po na qeverisin e dinë fare mirë se si funksionon një shtet i mirëfilltë ligjor. “Sulltanat” kanë vizituar e shëtitur metropolet më të mëdha të Botës dhe janë sjell dhe sillën atje si djem të urtë të kollarisur para shtetit. Por në Kosovë nuk mund ta bëjnë të njëjtën gjë sepse janë të korruptuar e të shantazhuar.

Ky është realiteti të dashur bashkëkombësit e mi, keqpërdorimet nuk kanë të ndalur në asnjë pore të jetës sonë, ato janë futur aq thellë sa që çrrënjosja e tyre do të jetë një sfidë e vërtet për NE.