Atletico Madrid 0-0 Real Madrid, notat e lojtarëve (Foto)

E publikuar: 18/11/2017 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madrid dhe Real Madridi kanë barazuar pa gola (0-0) në derbin e javës së 12-të të kampionatit spanjoll, La Liga.  

Skuadra e Diego Simeones dhe ajo e Zinedine Zidanet kanë përfunduar në paqe pas 90 minutave lojë intensive, me shumë duele dhe ndërhyrje.

Të dyja skuadrat luajtën me qetësi dhe maturi dhe qëllimi primar ishte mos të humbnin ndeshjen, gjë që e arritën.

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mesfushori brazilian i Realit, Casemiro, i cili u vlerësua me notë 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesin e Atleticos, Angel Correa, që u vlerësua me notë 6.2. /Telegrafi/

Atl. Madrid:

Te Atletico dështuan edhe Griezmann, Partey dhe Gabi

Real Madrid: 

Te Reali shkëlqyen edhe Kroos, Modric e Isco