Askujt nuk i intereson ky detaj që u ndodh femrave pas marrëdhënieve seksuale

E publikuar: 28/10/2018 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një letër të publikuar këtë javë në Journal of Sexual Medicine, 46 për qind e studentëve femra kishin raportuar për simptoma të PCD-së (disforia pas aktit seksual), të paktën një herë në jetë.

Mbi pesë për qind e 230 të anketuarave kishin thënë se kanë përjetuar simptoma të PCD-së “disa herë” brenda katër jave të fundit. Deri tani nuk duket se ekziston një lidhje mes PCD-së dhe intimitetit në lidhjet e ngushta, transmeton telegrafi.

Studimet kanë treguar se 10 për qind e grave kanë përjetuar ‘mërzinë pas aktit seksual’; dukuri e cila karakterizohet nga shqetësimi, ndjenja e melankolisë dhe depresionit, zemërimit etj.

Në një tjetër studim të publikuar në International Journal of Sexual Health, më shumë se gjysma e femrave të anketuara kishin thënë se ndjeheshin të depresionuara edhe pas një seksi të kënaqshëm.