Arsyetimi gjakftohtë i Blerim Devollit për 26 milionët që do t’ia marrë PTK-së

22.12.2016 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Arsyetimi gjakftohtë i Blerim Devollit për 26 milionët që do t’ia marrë PTK-së

“Z.Mobile” ka reaguar pas vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, nëpërmjet të cilit kjo kompani do të marrë rreth 30 milionë euro nga PTK-ja. Vendimi ka nxitur reagime të shumta të opinionistëve të cilët dënimin e Arbitrazhit e kanë interpretuar si rast të sofistikuar korrupsioni ku këto para do të përfundojnë në xhepat e politikanëve dhe biznesmenëve që po e zhvatin vendin.
Në reagimin e tyre “Z.Mobile”, pronar i së cilës është Blerim Devolli, thuhet se PTK-ja nuk i kishte përmbushur kushtet e kontratës dhe se ata ishin shtrënguar që t’i drejtohen arbitrazhit.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e “Z.Mobile”:

Tribunali i Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), pas procedurës që ka zgjatur prej 2 vitesh ka konstatuar shkelje të detyrimeve kontraktuese nga ana e Telekomit të Kosovës.

Siç është i informuar rregullisht edhe opinioni publik, ne kemi shteruar të gjitha përpjekjet që të arrijmë me mirëkuptim dhe shpirt bashkëpunimi profesional respektimin e kontratës me partnerin tonë, Telekomin e Kosovës, gjë që fatkeqësisht nuk ka rezultuar me ndonjë sukses.

Duke parë se bisedimet nuk kanë sjellur asnjë zgjidhje, kurse humbjet e kompanisë janë rritur me ritëm të shpejtë me secilën ditë që ka kaluar, ne jemi detyruar me keqardhje dhe pa vullnetin tonë t’i drejtohemi drejtësisë.

Rasti është shqyrtuar nga Tribunali i përberë nga gjyqtarë liderë në Bashkimin Evropian dhe ka zgjatur për dy vite, në të cilin janë dëgjuar ekspertë të mirënjohur të fushës së teknologjisë së telekomunikacionit, financiar dhe ligjorë.

Ne para kolegjit të arbitrazhit kemi ofruar faktet e njëjta të cilat në fakt gjatë gjithë kohës ia kemi prezantuar edhe përfaqësuesve të Telekomit të Kosovës.

Vendimi për shkelje të kontratës, i vërtetuar nga ICC-a, konsiston në katër pika themelore, për të cilat arbitrat ndërkombëtarë kanë gjetur shkeljet nga Telekomi i Kosovës:

– Mosfurnizimi me me SIM Kartela

– Mosfurnizimi me numra

– Mosofrimi i shërbimeve 3G dhe 4G, si dhe

– Ulja e cilësisë së shërbimeve

Mohimi i këtyre shërbimeve të parapara me kontratë e ka bërë të pamundur funksionimin normal të një kompanie që ofron shërbime të telekomunikacionit.

Ne, përgjatë gjithë këtyre viteve të vështira, me humbje tepër të mëdha, kemi bërë përpjekje maksimale që të mos e mbyllim kompaninë dhe nuk kemi larguar asnjë punëtor nga puna.

Tribunali i Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, e përzgjedhur nga palët kontrakuale gëzon reputacionin si një ndër insitucionet më të besueshme të arbitrazhit për zgjidhjen e kontesteve komerciale në nivel ndërkombëtar.

Dëshirojmë të theksojmë sërish se ne gjatë gjithë kohës kemi shpresuar se mosrespektimin e kontratës do ta zgjidhin me mirëkuptim të drejtpërdrejt nga Telekomi i Kosovës dhe se asnjëherë nuk e kemi dëshiruar që për këtë kontest t’ i detyrohemi të kërkojmë drejtesi prane arbitrazhit ndërkombëtar.

Ne shpresojme qe vendimi i ICC-së, do te rikthej normalitetin në marrëdhëniet ndërmjet dy kompanive me partneritet të mirëfilltë e profesional.

Dhe përfundimisht, përshëndesim edhe ata klientë tonë, të cilët edhe përkundër pamundësisë për të operuar normalisht në tregun e telekomunikacionit – na kanë mbetur besnikë.

/GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hahn: Maqedonia ta bëjë edhe kilometrin e fundit

Hahn: Maqedonia ta bëjë edhe kilometrin e fundit

“Kudo ku ka shkelur çizmja e Mlladiqit, është bërë gjenocid”

“Kudo ku ka shkelur çizmja e Mlladiqit, është bërë gjenocid”

Jankoviq: Serbia e ka humbur Kosovën në të ’90-tat

Jankoviq: Serbia e ka humbur Kosovën në të ’90-tat

Haliti: Qëndrimi i gjatë i PDK’së në pushtet ndikoi në rezultat

Haliti: Qëndrimi i gjatë i PDK’së në pushtet ndikoi në rezultat

Serbia ka shtuar importin në Kosovë për 14 %, qe çka eksporton Kosova

Serbia ka shtuar importin në Kosovë për 14 %, qe çka eksporton Kosova

Qytetarët, të kënaqur me ndërrimin e pushtetit në Klinë

Qytetarët, të kënaqur me ndërrimin e pushtetit në Klinë

Votat me kusht ia sjellin fitoren AAK’së edhe në Istog

Votat me kusht ia sjellin fitoren AAK’së edhe në Istog

SHBA do ta rendisin K. e Veriut mes vendeve që mbështesin terrorizmin

SHBA do ta rendisin K. e Veriut mes vendeve që mbështesin terrorizmin

Thellohet kriza politike në Zimbabve

Thellohet kriza politike në Zimbabve

Kërkim masiv për nëndetësen e zhdukur argjentinase

Kërkim masiv për nëndetësen e zhdukur argjentinase

Dënohen me burg dhe me gjobë të akuzuarit për fajde dhe keqpërdorim detyre

Dënohen me burg dhe me gjobë të akuzuarit për fajde dhe keqpërdorim detyre

Haradinaj priti në takim Zyrtarin Kryesor Operues të MCC, Jonathan Nash

Haradinaj priti në takim Zyrtarin Kryesor Operues të MCC, Jonathan Nash

NISMA: Do të jemi në bashkëqeverisje në 11 komuna

NISMA: Do të jemi në bashkëqeverisje në 11 komuna

AGK lansoi raportin e dytë për lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve

AGK lansoi raportin e dytë për lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve

31 shtete pjesëmarrëse në konkursin e fotografisë në Preshevë

31 shtete pjesëmarrëse në konkursin e fotografisë në Preshevë

Pas më shumë se dy javësh, të enjten Kuvendi mban seancën e radhës

Pas më shumë se dy javësh, të enjten Kuvendi mban seancën e radhës