Arsenali synon transferimin e Mertensit, e sheh si zëvendësues të Sanchezit

E publikuar: 24/09/2017 00:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali po synon transferimin e yllit të Napolit, Dries Mertens, në verën e ardhshme si një zëvendësim adekuat për Alexis Sanchezin, i cili pritet të largohet.

Sipas Calciomercato.com dhe gazetës angleze The Mirror, anësori belg ishte tashmë një objektiv i gjigantit anglez përpara se të nënshkruante një kontratë të re në muajin maj me Napolin.

Këto mediume theksojnë se përfshihet një klauzolë relativisht e ulët për vetëm 30 milion euro për largimin e Mertensit.

Nëse Alexis Sanchez largohet kur kontrata e tij me Arsenalin skadon në qershor 2018, atëherë Mertens konsiderohet një zëvendësim ideal për kilianin.

Sanchez dëshiron të largohet nga Arsenali

Duke u nisur si një krah, ai u ri-zbulua në moshën 28-vjeçare si një qendërsulmues i mrekullueshëm, vetëm këtë sezon duke grumbulluar shtatë gola dhe tre asistime në tetë ndeshje konkurruese për Napolin.

Liverpooli dhe Jurgen Klopp janë gjithashtu adhuruesit afatgjatë të 30-vjeçarit Mertens dhe mund të shkojnë për atë nëse Philippe Coutinho vendos të shkoj përfundimisht në Barcelonë vitin e ardhshëm.

Për belgun gjatë verës kishte shprehur interesim edhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte, i cili njeh mjaft mirë cilësitë e Mertensit. /Telegrafi/