Arrestohet pejani, i dehur gjuan me armë zjarri në oborrin e tij

E publikuar: 20/07/2017 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se në kohën kur ka shtënë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij, ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Në vendngjarje nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.