Arrestohet edhe i dyshuari i katërt në Prishtinë nën dyshimin se tentoi të vriste një person

E publikuar: 23/07/2020 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person sot është arrestuar si i dyshuari i katërt nga policia për veprën penale “Vrasje në tentativë dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Më datën 1 të muajit korrik janë arrestuar tre persona nën dyshimin e të njëjtave vepra penale, ndërkohë që i dyshuari i katërt është arrestuar sot.
Në momentin e arrestimit, të dyshuarit i është gjetur edhe një revole.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prezencën e avokatit dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Më 01.07.2020, pak pas mesnate, në rrugën ‘Agim RAMADANI’ në Prishtinë ka ndodhur një rast i iniciuar nga policia si: ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’. Policia si të dyshuar atë natë ka arrestuar tre të dyshuar. Një i dyshuar i katër është arrestuar sot, më 23.07.2020, të njëjtit, në momentin e arrestimit i është gjetur dhe sekuestruar një revole. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Krasniqi për Express.