Arkeologu amator siguroi mbi një milion funte, gjeti qerren e lashtë me detektorin për metal (Foto)

E publikuar: 02/02/2019 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mike Smith nga Pembrokeshire i Wales, mund të shpërblehet me mbi një milion funte, pasi gjeti pjesët e një qerreje të Epokës së Hekurit.

Arkeologu amator ka mbetur i hutuar, kur kuptoi se është i vetmi deri më tani, që ka gjetur një objekt kaq të madh nga lashtësia, që i përket keltëve, të vjetër më se 2,000 vjet, transmeton Telegrafi.

Për këtë gjetje, 45-vjeçari pritet të shpërblehet me shumën e madhe të parave, sepse u pranua në një muze, duke u konsideruar si pjesë e thesarit.

Fillimisht, ai kishte gjetur një copëz metalike, të dekoruar me dy ngjyra, vendosej në lidhëset mes kalit dhe qerres.

Më vonë gjeti edhe pjesët e asaj që besohet të ketë qenë qerrja e ndonjë udhëheqësi të rëndësishëm, apo ndonjë pasaniku.

“Prej të shpërblehem me një shumë prej shtatë shifrave, është gjetja ëm e madhe në histori, me një detektor për metale” ka thënë Smith. Raportohet se në Epokën e Hekurit, udhëheqësit varroseshin bashkë me qerre, kuaj dhe armë.

Gjithçka kishte nisur kur Smith e kishte ornamentin, të cilin mendoi se është një dekorim mesjetar, ndërsa shkoi sërish të nesërmen ku gjeti edhe pjesën tjetër. /Telegrafi/