Arkeologët zbuluan afreskun e rrallë të Narcisit, në murin e një shtëpie në Pompei (Foto)

E publikuar: 16/02/2019 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afresku i rrallë i Narcisit, gjuetarit që sipas mitologjisë greke ka rënë në dashuri me refleksionin e tij, është gjetur në murin e një shtëpie në Pompei të Italisë.

Ilustrimi është gjetur në korridorin e objektit të banimit, në të cilën arkeologët e kanë gjetur edhe afreskun e Jupiterit, zotit romak të qiellit, transmeton Telegrafi.

Që të dyja dekorimet që i përkisnin një familjeje shumë të pasur, janë gjetur në gjendje shumë të mirë, teksa arkeologët kanë plane që të mundësojnë, të shihen edhe nga publiku.

“Gjetja që kemi bërë, na ka dhënë shumë vullnet dhe shpresë për zbulime të reja. Do të mundohemi, që t’i ndajmë me publikun së paku pjesërisht” ka thënë një prej arkeologëve.

Në afreskun e rrallë, shfaqet krijesa mitologjike e njohur si Narcisi, duke shijuar refleksionin e tij në sipërfaqen e ujit, teksa e ka pas një njeri dhe një qen në afërsi.

Gjatë shekullit, ta parë, ka qenë shumë e popullarizuar historia e këtij gjuetari, që thuhet se është mbytur në ujë, duke dashur ta arrinte vetëm. /Telegrafi/