Argjentinasit i ngec koka mes trenit dhe platformës, ekipet e zjarrfikësve e shpëtojnë (Video)

E publikuar: 09/10/2018 05:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti rrëqethës kur ekipet e zjarrfikësve shpëtojnë të riun, që i kishte ngecur koka në hapësirën mes trenit dhe platformës.

Kalimtarët e rastit ishim munduar ta shpëtojnë të riut, por kur panë se nuk po kanë sukses i telefonuar ekipeve të zjarrfikësve që me pajisje speciale e shpëtuan, transmeton Telegrafi.

Ata kishin futur në zbrazëtirën mes trenit dhe platformës një copë të madhe druri dhe më pas me disa pajisje speciale e kanë shtyre trenin për të krijua një hapësirë të mjaftueshme për t’ia nxjerr kokën të riut.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në stacionin e trenit Libertad në qytetin argjentinas Merlo në provincën e Buenos Airesit. I riu që i shpëtoi më të keqes është identifikuar, bëhet fjalë për një 20-vjeçar të quajtur Jose Alejandro Centurion.

Mediat lokale raportojnë se ai kishte rrëshqitur dhe kishte përfunduar mes platformës dhe trenit. E gjithë ngjarja ndodhi derisa ai po bisedonte me një mik. /Telegrafi/