Apple MacBook Air mbush 10 vjeç

E publikuar: 17/01/2018 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

10 vite më parë Steve Jobs mori duartrokitje të shumta kur prezantoi një produkt të ri revolucionar.

Një vit pasi i prezantoi botës iPhone, kompania solli një tjetër surprizë. 10 më pas dhe 7 gjenerata, dizajni i MacBook Air nuk ka ndryshuar shumë.

Natyrisht ka pasur ndryshime dhe përmirësime përgjatë viteve por në tërësi është po ai MacBook.

Modeli i parë doli në shitje në Shkurt të 2008-ës dhe peshon afro 1.3 kilogram. Sot peshon vetëm 900 gram.

Në vitet e fundit laptopi është në një fazë ngecjeje sidomos që kur mbërriti modeli 13-inç.

Shumë besnikë të Apple ka hequr dorë nga ideja e një rifreskimi madhor ndërsa strategjia e kompanisë me laptopët ka ndryshuar. /PCWorld Albanian