Aplikacioni zbulon moshën e personave nëpërmjet shikimit të pjesës anësore të syrit (Foto)

E publikuar: 27/11/2018 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hulumtuesit e kanë prezantuar një sistem aplikacioni, që zbulon moshën e personave të ndryshëm, duke hulumtuar një pjesë të fytyrës.

Sipas ekspertëve, pjesa anësore e syrit japë shumë të dhëna sa i përket moshës, gjë që nuk është befasi për shumë njerëz, transmeton Telegrafi.

Kjo teknikë që ka testuar më sukses më se 8,000 persona, mund të tregojë se në çfarë moshe janë,  mund të hapë rrugë për identifikime, diagnoza dhe tretmanë sa më adekuatë.

Studimet e aplikacionit me persona të ndryshëm

Për studimin e ri, hulumtuesit nga kompania që merret me trajtimin e lëkurës Haut.Al ka studiuar 8,414 imazhe anonime të rezolucionit të lartë, për të caktuar saktësinë e këtij sistemi.

Ata gjetën se maja e syrit dhe tërë pjesa e poshtme e kapakut nën qepalla, japë të dhëna për moshën. Informacionet e nxjerra në këtë formë, do të ndihmojnë të tregojnë faktorët që ndikojnë në plakje, përfshirë mënyrën e jetës, konsumin e barnave dhe prodhimet kozmetike.

“E ardhmja e biznesit konsumues, është shumë e personalizuar, andaj shpresoj se ky aplikacion mund të ndihmojë në përcaktimin preciz të barnave dhe tretmanëve kozmetike që duhet përdorur”, ka thënë Anastasia Georgievkaya, që është në krye të projektit.

Me ana të këtij sistemi, simulimet që janë bërë deri më tani, kanë pasur rreth 2.3 vite gabueshmëri, që është shumë e ulët kur është fjala për caktimin e moshës së vërtetë. /Telegrafi/