Ankohet për ushqimin e ftohtë që i solli, punonjësja e restorantit godet shuplaka në fytyrë klientin që porositi ushqimin (Video)

E publikuar: 15/02/2018 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punonjësja e një restoranti në Kinë, është filmuar duke goditur me shuplaka në kokë klientin i cili kërkonte dëmshpërblim.

25-vjeçari tha se kishte mbetur i shokuar për faktin se ishte goditur në kokë nga një femër, e cila punon në restorantin kinez në Essex të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Ai kërkonte që t’ia kthejnë 40 funte, pasi ushqimin që ia kishin sjellë ishte i ftohtë dhe ishte dërguar me vonesë për më shumë se një orë e gjysmë.

Por, kjo ankesë i kushtoi shtrenjtë, pasi punonjësja e restorantit pa u menduar dy herë e goditi në kokë dhe atë në prezencë të dashurës së tij.

Është interesant se si menaxhmenti i restorantit i kërkoi falje për ushqimin e ftohtë, por jo edhe për sulmin fizik që ia shkaktoi punonjësja e tyre. /Telegrafi/