Ankimimi i gjyqtarëve: një konflikt interesi perfekt!

03.12.2016 06:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ankimimi i gjyqtarëve: një konflikt interesi perfekt!

Nga Alfred Lela

Partia Demokratike ka një ‘aleat’ që i prish punë në betejën e saj për t’i dëshmuar opinionit publik kundravajtje, keqdashje, jolegalitet dhe ‘humbje në përkthim’, të frymëzuara apo sponsorizuara nga mazhoranca në korpusin e ligjeve që përbëjnë Reformën në Drejtësi: Unionin dhe Shoqatën e Gjyqtarëve të Shqipërisë. Dy përfaqësues të tyre kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një ankimim për ‘statusin e gjyqtarit’ i cili, sipas tyre, cënohet. Deri në shkelje të Kushtetutës.

Trupa e gjyqtarëve, përfaqësuar nga këto dy shoqata, ka listuar një radhë cënimesh të parimeve kushtetuese nën ligjin e ri. Ndër të tjera: parimin e shtetit të së drejtës; parimin e sigurisë juridike; parimin e ndarjes së pushteteve; parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor; parimin e prezumimit të pafajësisë; parimin e barazisë përpara ligjit; paprekshmërinë e pagës; të drejtën e karrierës; etj.

Fisnikëria e të gjitha këtyre parimeve është e pakundërshtueshme, dhe e tillë është edhe e drejta e ankimimit, protestës apo parehatisë që ndjejnë dhe shprehin gjyqtarët e Republikës. Dhe, askush nuk mund t’ua mohojë ‘ditën e tyre në gjykatë’. Mund ta kenë dhe le ta marrin.

Megjithatë, ata janë ‘të dënuar’ në gjykatën e madhe të opinionit publik. Kjo duket një gjë efemere dhe jolëndore; gjithsesi, e grumbullon aq mjaftueshmëri sa për t’a bërë trupën e gjyqtarëve të duket në të padrejtë, edhe pse mund të jetë në të drejtë. Në të gjitha anketimet e kryera nga organizata, vendase apo të huaja, sistemi i drejtësisë gjendet në krye të listës sa i takon korrupsionit. Në këtë Gomorrë konceptuale banon trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë. Kur ata paraqiten, ankimtarë, në dyert e një gjykate të epërme, trupit të publikut (metaforikisht) i shkojnë mornica.

Klisheja e do që, pas një akuze përgjithësuese të bëhet edhe përjashtimi hipokrit ‘nuk janë të gjithë njëlloj’. Le të shfaqen të gjithë ata që nuk ndihen ‘njëlloj’ dhe të deklarojnë se ligji nuk cënon statusin e gjyqtarit, por vetëm të gjyqtarëve të korruptuar. Ata që kanë frikë kanë të drejtë të organizohen dhe unifikohen, por duhet të dëgjohet edhe zëri i atyre që nuk kanë frikë.

Nuk i shkon trupës së gjyqtarëve që të gjejë një konspiracion te Reforma në Drejtësi, e detajuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë, përfaqësues të të njëjtave vende që, prej 25 vitesh hedhin para dhe ekspertizë në të njëjtin sistem drejtësie, për të njëjtën trupë gjyqtarësh.

Nuk ka një komplot kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë; ka një përpjekje që të korruptuarit, të paaftët, të kompromentuarit, politikisht dhe publikisht, të takohen me drejtësinë duke ikur nga drejtësia. Paradoksi është se kundërshtuesit e Reformës, gjyqtarët, duhet të kishin qenë proponentët e parë. Asnjë gëk dhe asnjë mëk nuk ka dalë nga asnjë gojë e asnjë gjyqtari të asnjë niveli në mbrojtje të Reformës. Ta zëmë, për një çast, se kjo paketë ligjesh është diçka jo e mirë, e dyshueshme, e njëanëshme, e me radhë. A është edhe më keq se çfarë kemi aktualisht?!

Komforti i statuskuosë është një gjë e ëmbël dhe dalja prej tij mund të kundërshtohet, edhe sikur të mos bartë as rrezikun më të vogël. Gjyqtarët e kanë të drejtën që, nëpërmjet struktuara të ligjit, të kundërshtojnë një ligj që ua prek këtë statuskuo korporatës së tyre. Por, si korporatë serioze, duhet të gjenin një mënyrë më pak arrogante për ta kundërshtuar ligjin. Duke pajtuar një zyrë avokatie apo konsulence të huaj e cila do t’i paraqiste opinininit vërejtjet e tyre, dhe ku u shkelen të drejtat dhe cënohet statusi. Vetëm pas një fushate për të ‘fituar’ opinionin, e njëjta zyrë konsulence të paanshme mund t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe, më mirë ende, një institucioni të huaj. Komisionit te Venecias, për shembull.

Shtegu i marrë shkurt, dorëzimi i padisë në Gjykatën Kushtetuese, zbulon qëllimin dhe konfliktin e interesit. Një trupë gjyqtarësh të cilëve u cënohen interesat i drejtohen për mbrojtje një tjetër trupe, gjithashtu e ‘ekspozuar’ ndaj të njëjtit ‘rrezik’.

Dhe ky është konflikt interesi perfekt.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zoti Gabriel për opozitën, si Don Kishoti përballë mullinjve paqësorë të erës

Zoti Gabriel për opozitën, si Don Kishoti përballë mullinjve paqësorë të erës

Mbështetja për Ramushin dhe të vërtetat e saj!

Mbështetja për Ramushin dhe të vërtetat e saj!

Shërbimet e huaja me “çdo kusht” trazira në Ballkan! Shërbimet e huaja me “çdo kusht” trazira në Ballkan!

Shërbimet e huaja me “çdo kusht” trazira në Ballkan! Shërbimet e huaja me “çdo kusht” trazira në Ballkan!

Me pas qenë Neron, të kisha detyru me ia shqy vetes gojën!

Me pas qenë Neron, të kisha detyru me ia shqy vetes gojën!

Presidenti arriti këto objektiva me iniciativën e tij për formimin e ushtrisë

Presidenti arriti këto objektiva me iniciativën e tij për formimin e ushtrisë

A bash te Daut Haradinaj paska mbetur puna a?!

A bash te Daut Haradinaj paska mbetur puna a?!

Profil për Ramush Haradinajn: fuqia e tij po rritet (1)

Profil për Ramush Haradinajn: fuqia e tij po rritet (1)

Përçarja e vërtetë në Kosovë!

Përçarja e vërtetë në Kosovë!

Pas Listës Serbe, a do t’i kthejë Aleksandar Vuçiqi në Kuvend edhe Asociacionin e Demarkacionin?

Pas Listës Serbe, a do t’i kthejë Aleksandar Vuçiqi në Kuvend edhe Asociacionin e Demarkacionin?

A mund të sjellë Le Pen një katastrofë për Francën?

A mund të sjellë Le Pen një katastrofë për Francën?

Familja emblematike Jashari, mbi partitë politike!

Familja emblematike Jashari, mbi partitë politike!

Përse e largoi Rama, Tahirin?

Përse e largoi Rama, Tahirin?

Që Ushtria mos me përfundue si muralet e Kuvendit!

Që Ushtria mos me përfundue si muralet e Kuvendit!

Umberto Eco: “Si të përgatitemi për vdekjen”

Umberto Eco: “Si të përgatitemi për vdekjen”

Pa)anshmëria selektive nga mediumet dhe shoqëria civile

Pa)anshmëria selektive nga mediumet dhe shoqëria civile

Shkruan Agon Maliqi: Paaftësia e Qeverisë dhe racizmi i BE’së

Shkruan Agon Maliqi: Paaftësia e Qeverisë dhe racizmi i BE’së