Analistët komentojnë idenë e Kurtit për dialog me serbët lokal

E publikuar: 31/05/2017 00:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analistët në studion e Analizës Zgjedhore të Klan Kosovës komentuan planet e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit, në lidhje me dialogun me serbët lokal.

Analisti Ilir Mirena e konsideroi si ide të mirë dialogun me serbet lokalë dhe ka thënë se është dashur të ndodhë më herët.

“Dialogu me serbet lokal është ide e mirë, është dashur të ndodhë më herët. Ka ndodhur përjashtimi që e kanë bërë ish-partnerët e koalicionit qeverisës. Në njëfarë mënyre i përjashtuan serbët lokal dhe krijuan lidhje direkte me Beogradin, dhe formuan Listën Srpska”, tha ai.

“Ideja e fuqizimit të dialogut me serbët lokal duhet shtyer përpara, dhe është mënyra e vetme që ata të integrohen dhe gradualisht të përjashtohen elementet ekstremiste”, shtoi Mirena.

Në anën tjetër, analisti Dardan Gashi po ashtu e konsideroi qasjen e Vetëvendosjes karshi këtij dialogu si shumë të mirë.

“Vetëvendosja ka një qasje shumë të mirë, integrimi i serbeve përmes aspekteve sociale, por me ndihma konkrete në sistemin social”

Sipas analistit, Astrit Gashi, krijimi i dialogut nënkupton përndjekjen e Serbise, dhe se sipas tij Serbia duhet larguar nga atje përndryshe integrimi i serbëve do të ishte i pamundur.

“Ata njerëz janë krejtësisht në kontroll të shtetit serb, ato duhet hequr për të mundur t’i integrojmë serbët, duhet hequer Serbinë, përndryshe është e pamundur”, tha Gashi.

Për më tepër, analisti Petrit Zogaj konstatoi se dialogu serb ka qenë në distancë gjatë një ngarkese nacionaliste që Vetëvendosja e ka pasur, ndërsa tha se Vetëvendosja duhet çuar frymën e 2017-tës tutje.

“Vetëvendosje e ka krijuar këtë distancë përmes diskursit publik, që projekti ndërkombëtar i Kosovës si shtet ka dëështuar par shkak të inkoproirmit shumë të madh të të drejtave të pakicave në vendin tonë”, tha Zogaj.

Por Mirena u kundërpërgjigj duke thënë se në atë kohë nuk ka ekzistuar asnjë element i Vetevendosjes kur dikush është përndjekur, dhe nëse është dikush nga kush duhet frikësuar serbet lokalë, janë subjektet tjera politike, e jo Vetëvendosja.