AMD prezanton kartat grafike të para 7-nanometër por nuk janë për ju

E publikuar: 08/11/2018 02:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AMD mbajti premtimin e kartave grafike 7-nanometër me prezantimin e Radeon Instinct MI50 dhe MI60 të cilat vinë me çipe më efikase dhe me dendësi më të lartë të aftë të kryejnë detyra si inteligjencë artificiale, shërbime cloud dhe përllogaritje shkencore.


Konkretish Mi60 ka një fuqi prej 7.4 teraflops. Të dy grafikat kanë bandwidth prej 1TB/s dhe memorie HBM2.

Mi60 do të jetë e disponueshme për qendrat e të dhënave nga fundi i 2018-ës ndërsa modeli me kosto më të ulët Mi50 në tre mujorin e parë të 2019-ës.


Këto nuk janë karta 7-nanometër për lojërat por më shumë një arritje e industrisë ku për herë të parë teknologjia në fjalë del përtej procesorëve dhe vjen tek grafikat.

Për shembull grafikat Nvidia RTX bazohen në arkitekturën 12-nanometër. Megjithatë dy karta shërbejnë si bazë për kartat e ardhshme 7-nanometër për masat. /PCWorld Albanian