Almeda përgatitet për dasmën me aktorin turk (Foto)

E publikuar: 23/01/2017 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja e njohur dhe ish miss Shqipëria, Almeda Abazi është në prag të martesës me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.

Ceremonia e martesës do të mbahet më 13 shkurt, në ditën e 25 vjetorit të lindjes së saj.

Ndërkohë mbrëmjen e së shtunës, Almeda shkëlqeu në dasmën e mikut të saj, një tjetër aktor shumë i njohur turk.

Bukuroshja shqiptare ka qenë e ftuar së bashku me të fejuarin e saj në këtë festë. Ajo ka postuar edhe disa foto në profilin e saj të “Instagramit”, ku uron edhe çiftin për jetën e re dhe duke uruar bashkëpunëtorët për lukun e saj fantastik.


/tch/