Alex Sandro kërkon pagë të lartë, Juventus nuk pranon vazhdimin e kontratës

E publikuar: 20/10/2018 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alex Sandro dhe Juventusi duket se do t’i ndajnë rrugët e tyre.

Mbrojtësi brazilian ka qenë duke diskutuar me kampionin në fuqi të Italisë për një kontratë të re afatgjate.

Kontrata aktuale e mbrojtësit të majtë me Juventusin është deri në qershor të vitit 2020.

Zonja e Vjetër i ofroi kontratë të re pesë vjeçare me një pagë vjetore rreth katër milionë euro.

Alex Sandro (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Por duket se palët nuk po arrijnë marrëveshje, pasi Sandro ka kërkuar pagë vjetore prej pesë milionë eurove në stinor plus bonuset.

Kjo kërkesë e lojtarit për klubin është e papranueshme që kanë vendosur t’i anulojnë bisedimet e radhës.

27-vjeçari pritet të hedhet në tregun e transferimeve nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Bardhezinjtë po kërkojnë 50 milionë euro për ta lënë të lirë ish-anëtarin e Portos.

Chelsea, Manchester United dhe PSG janë tri skuadrat që po kërkojnë transferimin e Sandros. /Telegrafi/