Albena Reshitaj: Për vdekjen e 26-vjeçarit është herët të drejtohet gishti tek një njeri

E publikuar: 05/05/2020 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se rasti i vdekjes së 26-vjeçarit, Agon Musliu në karantinën në Qendrën e Studenteve duhet t’u lihet në dorë organeve kompetente.

“Organet e drejtësisë duhet të merren dhe ne duhet të përmbahemi deri në një vendim të organeve kompetente. Është herët të drejtojmë gishtin tek një individ. Mund të zbulohen të vërteta të tjera”.

“Është herët të vëmë gishtin drejt një personi për këtë rast. Shpreh ngushëllimet për familjen. Është ironi për fatin të thuhet se kjo ndodhi në këto rrethana dhe që një i ri që ka kërkuar dije të vetëvritet”, ka thënë ajo.

Reshitaj në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se Kosova ka probleme me numrin e testeve për koronavirus.

“Nëse shohim vendet e rajonit dhe Evropën do të duhet ta pranojmë që nuk kemi qenë aq të përgatitur dhe nuk jemi sa i përket numrit të testimeve që është ndër problematikat kryesore që po shkakton edhe probleme tjera. Në shumë vende të Evropës personave të karantinuar u bëhen teste dhe pas daljes ekzistojnë trajtime të veçanta për ata me sëmundje kronike, psikike raste të veçanta”, është shprehur Reshitaj.