Albena Reshitaj, kërcënon me protesta

21.02.2020 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albena Reshitaj, kërcënon me protesta

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Reshitaj ka thënë se reciprociteti në vend të taksës, siç ka propozuar qeveria e Albin Kurtit, do të ishte një gabim i Kosovës, pasi nuk ka njohje reciproke mes vendeve.

Reshitaj, deputete në Kuvendin e Kosovës, thotë se taksa ka prishur shumë strategji të Serbisë, prandaj Kosova duhet të ketë kujdes në këtë drejtim.

Reshitaj thotë se gjëja e fundit që do të donte të shihte do të ishin protestat në rrugë kundër largimit të taksës.

“Por, kam frikë se mundësia e fundit që do të detyrohemi ta përdorim është protesta”, ka deklaruar ajo në Rtv Dukagjini.

Reshitaj thotë se frika ekziston që taksa të ndajë edhe shoqërinë në grupacione.

Duke folur për Autostradën e Dukagjinit, deputetja thotë se Qeveria Haradinaj vetëm pasi procedoi me autostradat tjera vendosi për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

“Është diskriminim shumë i madh kur janë ndërtuar shumë autostrada të thuhet se autostrada e Dukagjinit nuk është interes i qeverisë”.

Ish-ministrja e Ambientit duke folur për shkarkimet në disa borde publike që ka bërë Qeveria Kurti, ka thënë se punëtorët nuk guxojnë të mbeten në listat rezervë.

“Sekretarëve permanent duhet t’u gjenden pozita të ngjashme sipas ligjit. Qëllimi duket se është zëvendësimi me njerëz tjerë. Mbetet të shihet”, tha ndër të tjera Albena Reshitaj.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Veprimi human/ Spitali në Greqi i kërkon 600 maska shqiptares, kur e pyesin për çmimin mbesin pa fjalë

Veprimi human/ Spitali në Greqi i kërkon 600 maska shqiptares, kur e pyesin për çmimin mbesin pa fjalë

Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 91 numri i të prekurve

Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë — shkon në 91 numri i të prekurve

Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Arrestohet një serb para shtëpisë së presidentit Thaçi, i gjendet thika në veturë

Tjetër ditë e zezë për Italinë/ Shkon në mbi 10000 numri i të vdekurve

Tjetër ditë e zezë për Italinë/ Shkon në mbi 10000 numri i të vdekurve

Tahiri: Për teket e pushtetit, Kurti i gatshëm të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare

Tahiri: Për teket e pushtetit, Kurti i gatshëm të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare

​Edhe dy raste të reja me koronavirus – 90 të prekur gjithsej

​Edhe dy raste të reja me koronavirus – 90 të prekur gjithsej

Punëdhënësit privat në Kosovë pezullojnë punëtorët nga puna në kohë pandemie

Punëdhënësit privat në Kosovë pezullojnë punëtorët nga puna në kohë pandemie

​Pavarësisht urgjencës, Qeveria s’e di ende kur do të miratohet “Pakoja emergjente” nga MFT-ja

​Pavarësisht urgjencës, Qeveria s’e di ende kur do të miratohet “Pakoja emergjente” nga MFT-ja

Dr. Uka: Policët serbë me quajtën irredentist e fashist, unë iu thash që jam anesteziolog

Dr. Uka: Policët serbë me quajtën irredentist e fashist, unë iu thash që jam anesteziolog

Nuk mjaftojnë as dy metra distancë për koronavirusin? Çfarë tregon studimi i ri!

Nuk mjaftojnë as dy metra distancë për koronavirusin? Çfarë tregon studimi i ri!

PDK: Në mes të pandemisë, Kurti thellon krizën duke shkarkuar Naser Ramadanin

PDK: Në mes të pandemisë, Kurti thellon krizën duke shkarkuar Naser Ramadanin

Haziri falënderon AR Katana: Nuk po lejon që njerëzit ta kenë problemin e sofrës

Haziri falënderon AR Katana: Nuk po lejon që njerëzit ta kenë problemin e sofrës

Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush!

Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush!

Ja pse u shkarkua bordi i SHSKUK’ut, sipas zëdhënësit të Qeverisë

Ja pse u shkarkua bordi i SHSKUK’ut, sipas zëdhënësit të Qeverisë

Ekspertët japin verdiktin nëse ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë

Ekspertët japin verdiktin nëse ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë

Shënon 260 viktima të reja të koronavirusit për 24 orë, në Britani

Shënon 260 viktima të reja të koronavirusit për 24 orë, në Britani