Aktori turk ‘mollë sherri’ në marrëdhënien e çiftit Burak dhe Fahriye

E publikuar: 04/05/2017 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori i mirënjohur Burak Ozcivit dhe e fejuara e tij Fahriye Evcen do të martohen së shpejti por ende pa arritur tek ky çast aktorja ka disa “ankesa”.
Sipas gecce.com, çifti shihet gjithmonë në koncertet e Ugur Aslan, një tjetër aktor i serialit “Dashuri e pafund”.

Ai interpreton në rolin e Zehir në serialin e njohur por është gjithashtu i mirënjohur si këngëtar. Ugur është mik i ngushtë i Burak ndaj ai dhe e fejuara e tij janë të pranishëm në çdo koncert të tij.

Sipas shtypit, Fahriye është ankuar për këtë duke u shprehur se gjithmonë shkojnë në të njëjtin vend. Me sa duket aktorja ka nevojë t’i kalojë disi më ndryshe mbrëmjet e saj!